City kërkon “hakmarrje” ndaj Tottenhamit

Futboll 20 Prill 2019 10:16

Në Premier League kryendeshja e sotme do jetë ajo mes Manchester Cityt dhe Tottehamit. Skuadra e Guardiolas kërkon të hakmerret për eliminimin që i shkaktuan londinezët nga Champions League. Një humbje e Cityt do vështirësonte punën për të fituar kampionatin anglez, që do të ishte dështimi tjetër i madh.

Nga ana tjetër Totteham rrezikon shumë të humbë vendin e tretë pasi Chelsea, Manchester United dhe Arsenal po luftojnë për një vend në Champions. Ekipi i Pochettinos kërkon të përsërisë të njëjtin sukses me Cityn.