City ofron 50 milionë euro për yllin e Milanit

Futboll 03 Qershor 2020 23:40

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke insistuar në transferimin e mesfushorit algjerian të Milanit, Ismael Bennacer, shkruan “RMC Sport”.

Bennacer 22-vjeçar është transferuar te Milani verën e kaluar nga Empoli për 16 milionë euro.

Ai është duke u kërkuar edhe nga Paris Saint-Germaini. Por, Guardiola e ka telefonuar Bennacerin, në tentim për ta bindur që të transferohet në Angli.

Raportohet se City është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim të Bennacerit me Milanin.

-->