City përshëndetet nga FA Cup

Futboll 19 Shkurt 2018 22:00

Wigan Athletic ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni, duke e eliminuar Manchester Cityn nga FA Cup.

Skuadra nga liga e tretë angleze, ka arritur të eliminojë liderët e Premierligës, Manchester Cityn nga FA Cup, duke i mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Manchester City po dominonte pjesën e parë, por fundi i saj i la me një lojtar më pak kur Fabian Deplh u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe me një lojtar më pak, City po mbante në kontroll vendasit, por pa arritur të gjente golin.

Atë që së bëri City, e bëri skuadra e Wigan kur në minutën e 79’ shënoi përmes Will Grigg, për një fitore historike.

Kujtojmë se Wigan me rezultat të njëjtë e ka mposhtur Cityn edhe në finalen e vitit 2013 të FA Cup, për të fituar titullin e parë dhe të fundit në këtë garë.

-->