City po e konsideron prapë Mahrez

Futboll 10 Shkurt 2018 15:01

Muajin e kaluar, gjatë afatit kalimtar të Janarit, Manchester City ishte tërhequr nga tentimi për ta nënshkruar anësorin e Leicester City, Riyad Mahrez.

E gjitha kjo ndodhi, pasi që skuadra e Leicester City kishte caktuar çmimin mbi 100 milion euro, shumë të cilën “Citizens” nuk ishin të gatshëm ta paguanin.
Megjithatë, sipas disa raportimeve të mediave britanike, Pep Guardiola mund ta rikthej interesimin për algjerianin 26 vjeçar, gjatë afatit kalimtar të verës.

Guardiola ka marrë siguri nga drejtuesit e klubit të Manchester City-t, se do të ketë në dispozicion para të bollshme, në mënyrë që të bëjë transferimet e nevojshme gjatë verës, e ndër ta është edhe Riyad Mahrez, nëse Leicester City vendos të ulë çmimin e caktuar për të.

Normalisht, Mahrez është vetëm njëri nga opsionet e trajnerit spanjoll, pasi sipas raportimeve në Angli, dy lojtarët tjerë për të cilët “Citizens” kanë shfaqur interesim të madh, janë edhe Paulo Dybala i Juventus dhe Antoine Griezmann i Atletico Madrid. /insporti.com

-->