City shpallet kampion, por merr goditjen më të rëndë në histori

Futboll 13 Maj 2019 23:19

Manchester City me shumë gjasë nga edicioni i ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e javës së fundit në Premierligën angleze, skuadra e Pep Guardiolas arriti ta mbrojë titullin kampion me një fitore 4:1 ndaj Brightonit.

Në një garë të ngushtë me Liverpoolin, “Qytetarët” u shpallën kampion me 98 pikë të grumbulluara.

Por, “New York Times” shkruan se Manchester City mund të përjashtohet nga gara më prestigjioze e Evropës.

Krejt kjo për shkak të një hulumtimi disa mujor nga UEFA dhe organet kompetente të Anglisë për futboll, ku shihet se klubi nga Mançesteri ka manipuluar në aspektin financiar.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky dënim për Manchester Cityn do të implementohet nga edicioni i ardhshëm apo pas një viti./Insporti

-->