Çka do të ndodhte nëse do të ndeshej me Muhammad Ali, më në fund përgjigjet Mike Tyson

Sporte luftarake 23 Qershor 2020 08:28

Mike Tyson ka dhënë verdiktin e tij rreth meçit shumë të përfolur potencial me Muhammad Ali – nëse do të ndodhte.

Për vite të tëra, fansat kanë dhënë prognozat e tyre si do të mbyllej meçi mes dy figurave ikonike, nëse do të ndesheshin me njëri-tjetrin.

Pavarësisht fuqisë së jashtëzakonshme të tij, Tyson beson se do t’i duhej t’i shkonte meçit deri në fund për të nxjerrë më të mirën nga Ali.

“Do të përgatitesha të shkoja 15 runde me të sepse dëgjoni, thjesht po tregohem i sinqertë, nuk ka që e rrëzon atë. Në më të mirën e tij, nuk e rrëzoi askush,” tha Tyson.

-->