Çka duhet të bëjnë Leo Messi dhe Argjentina për të vazhduar në Copa America?

Futboll 20 Qershor 2019 11:01

Me dy ndeshje të zhvilluara, Argjentina ende nuk e ka arritur asnjë fitore në Copa America.

Në kampionatin e Copa Americas që po zhvillohet në Brazil, kombëtarja argjentinase e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, shkruan Insporti

Pasi pësuan humbje 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Kolumbisë, dhe pas barazimit me Paraguajin në ndeshjen e dytë, ‘albicelestët’ tani e ndjejnë veten të rrezikuar, teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Deri tani në këtë kompeticion, Leo Messi e ka shënuar golin e vetëm të Argjentinës, dhe atë në barazimin kundër Paraguajit, nga penalltia.

Por a do t’ia dalë Argjentina të kalojë grupin?

Argjentina e përfundon fazën e grupeve me ndeshjen ndaj nikoqirit të Botërorit 2022, Katarit.

Katari është e treta në grup (1 pikë, -1 golaverazh), derisa Argjentina është e katërta (1 pikë, -2 golaverazh).

Paraguaji, ndërkaq, janë të dytit me dy pikë, derisa liderja Kolumbia tashmë e ka siguruar plasmanin tutje, me dy fitore në po aq ndeshje.

Nëse Argjentina e mund Katarin…

Nëse ‘La Seleccion’ e mposht Katarin, siç edhe pritet të ndodhë, kualifikimi i tyre për fazën tjetër prapë nuk varet prej tyre.

Që Argjentina edhe me fitore të eliminohej nga kjo garë, Brazili do të duhej të barazonte me Perunë, Venezuela duhet të mposhtë Bolivinë dhe tri ekipet e grupit C (ku janë Uruguaji, Kili, Ekuadori e Japonia) do të duhej të përfundonin me nga tri pikë secila.

Për ta qartësuar, dy ekipe nga secili grup kualifikohen për në çerekfinale. Por, kualifikimi do të jetë i mundur edhe për dy kombëtaret më të mira që kanë përfunduar në vend të tretë, nga të trija grupet.

Nëse Argjentina barazon me Katarin…

Argjentina do të kualifikohej vetëm në rast se Paraguaji do të humbte me më shumë se dy gola ndaj Kolumbisë, dhe në rast se asnjë kombëtare e grupit C nuk e përfundon grupin me tri pikë.

Nëse Argjentina humb ndaj Katarit…

Humbja do të thotë se Argjentina nuk ka asnjë gjasë të kualifikohet, dhe Messi me shokë do të ktheheshin në shtëpi. /Insporti.com/