Çka mbante në gojë trajneri Sarri në ndeshjen ndaj Manchester Cityt?

Futboll 06 Gusht 2018 09:38

Skuadra e Manchester Cityt e ka nisur me trofe edicionin e ri në Angli, transmeton Insporti.

Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, e ka fituar Superkupën e Anglisë duke e mundur në ndeshjen finale në ‘Wembley’ të Londrës, ekipin e Chelseas me shifrat 2:0.

Në këtë takim mjaftuan golat e sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Ndryshe, trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri i njohur për vesin e tij me cigaren, është kapur disa herë teksa mbante gishtat pranë gojës, me një objekt në duar.

Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë, duke hedhur hipoteza se 59-vjeçari po përdorte një cigare elektronike. Sipas medieve angleze, Sarri mbante vetëm një filtër cigareje në gojë. /Insporti.com/

NINTCHDBPICT000424918527-e1533483098594sarri cigar

 

-->