Çka ndodhi që Feronikeli pësoi humbje nga Ballkani – tregon trajneri i Kosovës U-19

Futboll 25 Gusht 2019 23:33

Sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, lidere është Trepça ’89 me katër pikë, e përcjellur nga Ballkani me po aq pikë.

Feronikeli dje pësoi humbje 3:1 në udhëtim te Ballkani, humbje e cila ishte e papritur për të gjithë.

Ndërsa, trajneri i Kosovës U-19 Ramiz Krasniqi ka komentuar gjendjen te skuadra drenicase.

“Pas një vere të ngarkuar, ndikon edhe aspekti psikologjik te Feronikeli duke filluar nga e para në Kosovë”, tha Krasniqi në emisionin ‘2 me 1’.

“Gjithçka do të varet edhe nga menaxhmenti”, shtoi ai.

Ndërkaq, ai e ka vlerësuar skuadrën e Dritës, që këtë xhiro mposhti 3:0 në Gjilan skuadrën e Flamurtarit.

“Është e tepërt të flasim për Dritën, janë një skuadër cilësore. Çfarë ka ndodhur në Ferizaj ishte vetëm një gafë e rastit”.

“Drita nuk duhej të humbaste ndaj Ferizajt, kurse ndaj Flamurtarit ishte bindëse”, vlerësoi trajneri kosovar.

-->