“Çka po ndodh more kështu” – momenti kur komentatori kosovar ‘eskalon’ te goli i Berishës

Kombëtarja 11 Shtator 2019 08:53

Goli i Valon Berishës herët në ndeshje ndaj Anglisë, ka bërë që të shpërthejë festa te tifozët e Kosovës.

“Dardanët” kaluan në epërsi shumë herët në ndeshje, që për shumë është dukur si një ëndërr, shkruan Insporti

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha shënoi që në minutën e parë të ndeshjes, saktësisht brenda më pak se 40 sekondave, për epërsinë 0:1 në stadiumin “St Mary’s”.

Komentatori kosovar Andin Lokaj ka “shpërthyer” gjatë komentimit të golit, që sigurisht reagim të ngjashëm patën shumica e kosovarëve.

Komentin e Lokajt mund ta dëgjoni në videon më poshtë. /Insporti.com/