Çka thonë bastoret për Suedi vs Zvicër – si ta luani në tiketën tuaj

Futboll 03 Korrik 2018 14:33

Takimi ndërmjet Suedisë dhe Zvicrës fillon për diç më shumë se një orë dhe të gjithë adhuruesit e basteve e kanë rastin që të marrin këshillat fundit se cilat kuota nga kjo ndeshje ti vendosin në tiketat e tyre.

Zvicra është favorite për të fituar, por kuotat për epilog fiks janë të larta dhe ata që mendojnë që takim përfundon brenda 90 minutave mund të eksperimentojnë me dy kuota (Suedia 3,25 kuotën për fitore, Zvicra 2,7).

Mirëpo, ata që preferojnë bastet pak më “ekzotike” mund të luajnë që Zvicra shënon dy gola dhe fiton më shumë se gjashtë kornerë gjatë ndeshjes (kuota 11), ose që Suedia të shënojë një gol me kokë (kuota 4,2), që është fare e mundshme kur dihet avantazhi i suedezëve në gjatësi.

Kuota që Xherdan Shaqiri të shënojë në këtë ndeshje është 4,2, kurse kuota që ai të shënojë dy ose më shumë gola, gjë që e ka bërë në botërorin e kaluar është 31.

Ola Toivonen e ka kuotën 4,5 për të shënuar gol dhe kuota është dyfish më e madhe për ata që mendojnë se ky futbollist do ta shënojë golin e parë.