Çka thonë rregullat e reja – a gaboi Kosumi në Mitrovicë

Futboll 20 Gusht 2019 13:06

 

Gjyqtari Besfort Kosumi akordoi tri penallti në takimin ndërmjet Trepçës’89 dhe Gjilanit duke shkaktuar debate dhe polemika të shumta, për kriterin e ashpër me të cilin e nisi sezonin.

Polemika më së shumti kishte rreth penalltisë së parë, të gjykuar për shkak të prekjes me dorë, ku, sipas shumë kujt, Kosumi e dëmtoi ekipin e Gjilanit dhe e gjykoi penalltinë me kriter të gabuar.

Analisti i referimit Ismail Kousmi, babi i gjyqtarit në fjalë, në emisionin 2 me 1 deklaroi se “penalltia është gjykuar sipas rregullave të reja”, shkruan Insporti.

Mirëpo, redaksia jonë ka siguruar edhe interpretimin zyrtar të rregullave të reja të FIFA-s, që kanë hyrë në fuqi në sezonin 2019/20.

Rreth lojës me dorë, në shpjegimet e ndryshimeve të rregullave thuhet se “shënimi i golit me dorë, qoftë edhe aksidental nuk pranohet” dhe se “ngritja e dorës mbi lartësinë e krahut, shumë rrallë është “pozitë e natyrshme” e dorës”.

Sipas kësaj që thuhet në shpjegimet e rregullave, analiza ka qenë e gabueshme, kurse penalltia ka pasur kriter të kontestueshëm.

Për më shumë shikoni pamjet nga tri penalltitë e akorduara në Mitrovicë.