Cleveland Cavaliers – Boston Celtics, kujt i takon dueli i tretë në finalet e konferencës

Basketboll 19 Maj 2018 22:29

Finalja e konferencës lindore në NBA, do të zhvillojë ndeshjen e 3-të, ndërmjet Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Këto seri po i udhëheq Boston Celtics me rezultat 2-0, ndërsa që duket se “mbreti” i NBA, LeBron James, do të shkojë më herët në shtëpi se sa që ka planifikuar.

Kjo ndeshje është vendimtare për Cleveland Cavaliers, sepse nëse humbasin, do të jetë shumë e vështirë për ta të kthehen nga rezultati 3-0.

Takimi mes Cleveland Cavaliers – Boston Celtics, do të fillojë nga ora 2:30 pasmesnate. /Insporti.com