Cleveland turpërohet, por Lue mbetet trajner

Cleveland Cavaliers janë konsideruar një prej favoritëve për titull në filli të këtij sezoni dhe LeBron James, lojtari i tyre kryesor, jo më larg se para dy ditësh pohoi se me këtë ekip është i interesuar të mbërrijë në finale prapë.
Por, ndeshja e mbrëmshme me Houston Rockets ka qenë pika më e ulët ku ka rënë ekipi i udhëhequr nga Tyronn Lue. Cleveland, para publikut të vet u mposht me rezultat 88:120, në një ndeshje ku nuk funksionoi asgjë në ekip.
Shfaqja e LeBron James, 11 pikë 9 kërcime, 9 asistime, u la në hije në shifrave që i arriti shoku i tij i mirë, plej mejkeri i Houstonit Chris Paul, i cili ndeshjen e përfundoi me 22 pikë, prej të cilave 6 treshe, 8 kërcime dhe 11 asistime.
Në kohën sa Paul ka qenë në parket mbrëmë, Houstoni ka qenë në +47 pikëdhe kjo është arsyeja pse publiku në Cleveland mbrëmë me fishkëllima përcolli lojtarët e vet.
Sidoqoftë, klubi nga Ohajo nuk e ka ndër mend ta ndërrojë trajnerin. Kështu së paku kanë pohuar drejtuesit e Cavs pas humbjes nga Rockets.
Ekipet në NBA kanë kohë edhe 4 ditë deri në fund të afatit të transferimeve dhe Cleveland është duke kërkuar që të bëjë ndryshime në ekip, me qëllim të përmirësimit të rezultateve.
Statistikat në NBA tregojnë se Cleveland rangohet i 23-ti në NBA për nga efikasiteti në sulm (OFFRTG 103,9), dhe mbrojtjen e katërt më të dobët në ligë (DEFRTG 111,1).
Tyronn Lue në postin e krye trajnerit të Cavaliers ka trashëguar David Blattin, i cili ishte bërë trajneri i parë pas një kohe të gjatë që shkon në NBA nga basketbolli evropian dhe arrin sukses për të veçuar.
Cleveland këtë sezon ka aspër probleme të mëdha edhe me lëndime të lojtarëve, meqë Isaiah Thomas e Derick Rose më herët dhe Kevin Love aktualisht nuk kanë qenë në formacion në periudha të ndryshme gjatë sezonit.