Clevelandi shkarkon trajnerin Tyronn Lue

Basketboll 29 Tetor 2018 09:10

Klubi basketbollistik i NBA, Cleveland Cavaliers pas gjashtë humbjeve radhazi ka shkarkuar trajnerin Tyronn Lue dhe asistentin e dytë Larry Drew.

Mungesa e LeBron James ka bërë që të mungonin rezultatet e mira në fillim të këtij sezoni, kështu duke bërë që fati t’i hidhet Lues.

Amerikani ka drejtuar Cavaliers drejt titullit të NBA në vitin 2016, kurse vendin e tij do ta zë asistenti, Damon Jones.

Cavs po kalon në formë të dobët, pas kalimit të LeBron James te LA Lakers.

Clevelandi pas 6 ndeshjeve renditet në pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes në NBA.