Clippers triumfojnë në shtesë, vazhdon kriza e San Antonio Spurs

Basketboll 21 Nëntor 2019 10:09

Skuadra kampione e Toronto Raptors vazhdon paraqitjet e mira në kampionat, duke fituar 113-97 ndaj Orlando Magic, sfidë e dominuar nga kanadezët.

VanVleet me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për Toronton, që ngjitet në vendin e katërt në Lindje.

Dallas Mavericks i ka dhuruar një leksion të fortë skuadrës së Golden State, duke fituar 142-94, duke zhytur gjithnjë e më shumë në krizë nënkampionët e NBA-së.

Tjetër ndeshje e mirë për Doncic, që realizoi një “triple double”, 35 pikë, 10 kërcime e 11 asistime.

Koha shtesë ka qenë me fat për skuadrën e Clippers, që fitoi 107-104 ndaj Boston Celtics, ndeshje me rivalitet deri në fund. Sfidë ku të dyja ekipet e meritonin fitoren, por në fund diferencën e bëri Lou Williams nga stoli, shënuesi më i mirë me 27 pikë.

Humbje pësoi edhe skuadra e Houston Rockets, që u mund 105-95 nga Denver Nuggets, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim.

Jokic me 27 pikë e 12 asist ishte shënuesi më i mirë për Denverin. Në krizë edhe ekipi i San Antonio Spurs, që pësoi sot humbjen e shtatë radhazi.

Spurs u mundën 138-132 nga Washington, që triumfoi falë 33 pikëve të Beal.

Ndërsa Miami, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mposhti 124-100 Cleveland (Robinson 29 pikë më i miri). Fiton edhe Milwaukee, 135-127 ndaj Atlanta, ku sërish u dallua Antetokounmpo, me 33 pikë e 11 kërcime.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – New York, 109-104

Washington – San Antonio, 138-132

Atlanta – Milwaukee, 127-135

Brooklyn – Charlotte, 101-91

Dallas – Golden State, 142-94

Miami – Cleveland, 124-100

Toronto – Orlando, 113-97

Chicago – Detroit, 109-89

Minnesota – Utah Jazz, 95-103

Denver – Houston, 105-95

Clippers – Boston, 107-104

-->