‘Çmenden’ mediat serbe: Ja çfarë shkruajnë për fitoren e Kosovës

Kombëtarja 11 Qershor 2019 07:56

Derisa Kosova po e befason arenën ndërkombëtare me rezultate të shkëlqyeshme, duke i kaluar 14 ndeshje pa humbje – me 8 fitore e 6 barazime – mediat në Serbi sikur nuk po u besojnë syve.

“Kuriri” serb Kombëtares së Kosovës i referohet si futbollistët nga Prishtina.

“Futbollistët nga Prishtina tronditën bullgarët në minutën e 93-të”, shkruan Kurir.

Kjo gazetë nga Beogradi në raportin përmbledhës të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020” fitores së Kosovës i ka kushtuar vëmendje në titull, por e thekson si “futbollistët nga Prishtina”.

Serbia ka fituar 4:1 kundër Lituanisë në Beograd.