“Çmenden” tifozët e Romës: Me Mourinhon deri në ferr…
Futboll
13 Dhjetor 2021
16:32

Tifozët besojnë te Roma, besojnë te Jose Mourinho.
Pavarësisht një fillimi të komplikuar të sezonit në Serie A, aktualisht në vendin e shtatë dhe me rezultate të përziera, mbështetësin verdhekuq po i japin të gjithë mbështetjen e tyre trajnerit portugez.
Para se të dilte në konferencë për shtyp paraditen e së dielës, “Special One” ka parë një pankartë mbështetëse të tifozëve jashtë “Fulvio Bernardini”: “Me Mourinho deri në ferr”.
