Çmendet Fury, nuk i duron provokimet (VIDEO)

Sporte luftarake 05 Tetor 2019 18:05

Janë dashur më shumë se tetë roje të sigurisë për ta ndalur Tyson Fury që të ngjitej në ring gjatë WWE Smackdown.

Gjithçka ka nisur nga një provokim i Strowman, që është pritur me një buzëqeshje nga Fury. Atmosfera ka ndryshuar kur Strowman është sulmuar nga mbrapa nga Dolph Ziggler, të cilin Strowman e ka hedhur drejt Furyt.

Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e boksierit, i cili ka lënë vendin e tij dhe ka provuar të futet në ring, por është ndalur nga rojet e sigurisë.

Personaliteti i Furyt është perfekt për WWE, por para se të ndryshojë sportin, kampioni linear i boksit në pesha e rënda do të duhet të zhvillojë sfidën e dytë me Deontay Wilder më 20 shkurt.