Çmendet komentatori arab, pas golit të Kosovës në sekondat e fundit (VIDEO)

Futboll 13 Qershor 2019 20:25

Komentatorët arabë shquhen për emocionet që përcjellin gjatë komenteve të ndeshjeve të futbollit.

Një gjë e tillë u  vërtetua edhe në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Kosovës të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Ndeshja ishte duke shkuar drejt fundit me rezultatin 2-2, por pas një aksioni perfekt të kosovarëve, të Milot Rashicës, Rashani e dërgoi në rrjetë topin me kokë për ta çuar rezultatin në 2-3 për Kosovën.

Pikërisht në këtë moment komentatori arab i “beIN Sport” dhuroi spektakël në gjuhën arabe duke komentuar golin e Rashanit me plot emocione dhe zë të çmendur në minutën e 92-të.

Goli i Kosoves, komentatori arab on Vidnews.

-->