“Çmendet” Mbappe, karton i kuq direkt për francezin

Futboll 28 Prill 2019 08:40

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, për një moment ka humbur kontrollin duke ndërhyrë tejet ashpër në futbollistin e Rennes.

PSG kishte epërsi prej dy golash nda Rennes, por që nuk arriti të raunte pasi Rennes arriti të përmbyste gjithçka, duke fituar Kupën e Francës pas ekzkutimit të penalltive.

Mbappe, në fakt, ka marrë një karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të papërgjegjshme ndaj një kundërshtari.

Arbitri i takimit nuk ka patur dyshime dhe e ka dërguar kampionin e botës në dhomat e zhveshjes.

-->