Çmendet Mourinho, do shkoj All-In për Salah

Futboll 03 Prill 2018 15:45

Mohamed Salah me super formën e tij, ku përpos se është golashënuesi më i mirë në Premier League, po ashtu është edhe në “Poll Position”, për “Këpucën e Artë”, si realizatori më i mrë nga top ligat evropiane.

Kjo formë e egjiptianin në sezonin e tij të parë me Liverpool, ka bërë që ekipe të shumta të shikojnë opsionin e blerjes së tij gjatë verës, e më së shumti për këtë gjë, ishte përfolur së fundmi skuadra e Real Madrid.

Mirëpo, duket se Real Madrid dhe gjithë të tjerët, do të kenë një konkurrencë të fuqishme nga rivali më i madh i Liverpool, skuadra e Manchester United.

Sipas “Don Balon”, trajneri portugez i “Djajve të Kuq”, mendon se nëse United do të synojë fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin a ardhshëm. atëherë duhet të blejë lojtarët më të mirë që janë për momentin në futboll dhe nuk duhet kursyer fare në këtë aspekt.

Ndërsa, në mesin e këtyre top lojtarëve, Mourinho ka përzgjedhur Mohamed Salah dhe portugezi madje mendon se për të siguruar shërbimet e tij, Manchester United do të duhet të llogarisë edhe në një shumë prej 200 milionë euro, që ta transferojë lojtarin më të përfolur për momentin në Evropë.

Në anën tjetër, për shkak se në verë pritet një “Revolucion” tek Real Madrid nga presidenti Florentino Perez, ai shpreson se Salah nëse do të zgjidhte vet, ai do ta preferonte kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, egjiptiani 25 vjeçar, ka pranuar se e dashuron futbollin anglez dhe Premier League, një faktor ky që favorizon rivalin e Liverpool.

Por, sa do të ishin të gatshëm Liverpool, ta largonin asetin e tyre më të vlefshëm për momentin, drejt rivalit më të madh, kjo mbetet të shihet.

Derisa, Jose Mourinho dhe Man.United, janë të gatshëm që Mo Salah-n, ta shndërrojnë në blerjen e tyre të dytë më të shtrenjtë në histori, e po ashtu edhe një super pagë për egjiptianin, nuk do të ishte fare problem për klubin më të pasur në botë.

-->