Çmendët ultras të PSG, gjuajnë CR7 me shishe

Futboll 07 Mars 2018 09:20

Goli i epërsisë që shënoi Cristiano Ronaldo kundër Paris Saint-Germain, shoi shpresat e ekipit francez për kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe kjo shkaktoi nervozë edhe tek tifozët e PSG-së.

Në momentin e festimit të golit, Ronaldo u gjuajt nga tribunat me një shishe uji, e cila megjithatë nuk kishte arritur ta godiste yllin portugez, i cili e shmangu atë. /insporti.com

-->