Çmenduria e Ronaldos; blen ‘dhomë akulli’ 58 mijë euroshe për të mos… u plakur kurrë

Futboll 09 Tetor 2021 15:35

Në moshën 36-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk pushon së kujdesuri për formën e tij fizike, deri në detajet më të vogla. Synimi është i qartë: të mbetet ende më i miri, pavarësisht moshës.

Sipas asaj që shkruan “Mirror”, ish-sulmuesi i Juves shpenzoi një shumë të madhe për të pasur dhomën e krioterapisë. Saktësisht, pagoi 58.000 euro për ta vendosur në shtëpinë e tij në Torino këtë “facilitet” rigjenerues të trupit pas ndeshjeve dhe stërvitjeve.

Me transferimin e kësaj vere te Manchester United, e ka marrë dhomën e akullit me vete. “Nuk ishte një detyrë e lehtë për ta transportuar dhomën e krioterapisë nga Italia në Cheshire, – tha një burim i “Mirror”, – por tani është i lumtur që e ka këtu, sepse do ta ndihmojë në zakonin e rimëkëmbjes pas ndeshjeve”.

E krijuar për rimëkëmbjen e muskujve, dhoma e akullit mund të bjerë në temperatura deri në -200°C për të ndihmuar trajtimin e dëmtimeve të muskujve të shkaktuara nga traumat dhe sforcimet fizike. Prandaj, krioterapia është e dobishme për të shpejtuar riaftësimin pas ndeshjeve.

Ronaldo, i cili u kthye te Manchester United në gusht, ka kaluar përmes dhomës së akullit që nga viti 2013, të cilën e zbuloi kur ishte te Real Madridi.

-->