Çmime astronomike të biletave në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Interesimi i madh për të shikuar nga afër yjet e Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm, shkruan Insporti.com.
Edhe për ndeshjen sotme ndaj Malit të Zi, të gjitha biletat janë shitur brenda pak minutave, gjithnjë sipas FFK-së.
Megjithatë, edhe pse është bërë sistemi online për të bërë shitjen e biletave, “sëmundja” e vjetër nuk është shëruar.
Biletat në tregun e zi po vazhdojnë të qarkullojnë dhe të shiten me çmime të larta.
Në sajtin e famshëm “Merr jep” një biletë e jugut që ka kushtuar pesë euro, në tregun e zi kushton 100 euro. Ndërsa, një biletë në pjesën lindor që ka kushtuar dhjetë euro, në tregun e zi kushton 60 euro.
Biletat e pjesës përendimore çmimin e vendosur nga FFK është 15-20 euro, por në tregun e zi kapin vlerën deri në 150 euro.
Kosova sonte zhvillon ndeshjen me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”. /Insporti.com/