Coca-Cola “hakmerret” ndaj Ronaldos, ja prapaskenat

Futboll 27 Qershor 2021 10:35

Gjesti i Ronaldos me duke larguar shishet e Coca-Colas në konferencën për shtyp për Portgualinë bëri xhiron e botës duke u bërë një ndër temat më të diskutuara në rrjetet sociale.

Një analizë e gazetës spanjolle ‘’MARCA’’ fill pas gjestit të Ronaldos, rezultoi se kompania e Coca-Colas kishte pësuar një humbje prej 4 miliardë dollarësh nga ky veprim.

Por e vërteta është komplet ndryshe. Revista e njohur ‘’Forbes’’ ka shkruar se aksionet e Coca-Colas kishin rënë pak para veprimit të Ronaldos, dhe që nga ai moment vlera e kompanisë është rritur me 0.3 dollarë për aksion, që i bie në vlerë 1.3 miliardë dollarë. Aludimet janë shtuar së fundmi se gjesti i Ronaldos ishte një veprim i mirë menduar, dhe koha po e tregon diçka të tillë.

-->