“Çoma lokacionin”, a po rikthehet Khabib Nurmagomedov në UFC?

Boks 17 Mars 2021 14:54

Rusi Khabib Nurmagomedov ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në UFC, pasi e postoi një fotografi me ish-shefin e kësaj kompanie dhe i dërgoi mesazh Dana White, përcjell Insporti.

Ai ndau një fotografi të tij me ish-shefin e UFC-së, Lorenzo Fertitta, shoqëruar me shkrimin: “Ishte mirë të të shihja Lorenzo”, ndërsa shtoi: “Dana White më dërgo lokacionin”

Shihni postimin.

Nurmagomedov u largua nga ky sporti i arteve marciale, pas fitores ndaj Justin Gaethje në UFC 254 në tetor të vitit 2020.

-->