Connor McGregor fejohet më në fund me Dee Devlin

Sporte luftarake 09 Gusht 2020 17:49

Ish-kampion i UFC-së, Conor McGregor, ka njoftuar se është fejuar me partneren e tij, Dee Devlin, me të cilën është në lidhje afatgjate.

32-vjeçari, i cili para dy muajsh u pensionua nga sporti i arteve të përziera marciale, ka bërë një publikim të përbashkët të çiftit në Instagram.

“Çfarë ditëlindjeje, gruaja ime ardhshme!”, ka shkruar irlandezi në përshkrim.

Ndërkaq, në fotografinë e publikuar, Devlin e ka treguar me krenari unazën e fejesës.

Çifti është në lidhje që nga viti 2008, kur McGregor e kishte nisur karrierë në UFC. Ata kanë dy fëmijë bashkë, djalin trevjeçar Conor Jr dhe vajzën njëvjeçare Croia. 

-->