Conor McGregor bëhet i pavdekshëm përmes artit (Foto)

Sporte luftarake 10 Korrik 2018 12:37

Njëri nga sportistët dhe luftëtarët më të përfolur dhe më të popullarizuar në sportet luftarake, ato të MMA në UFC, irlandezi Conor MCGregor, të shtunën më 14 korrik e feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Për këtë datë të veçantë, McGrefor ka vendosur ta bëj të pavdekshme figurën e tij, përmes një vepre arti, një skulpture e cila do të ekspozohet në galerinë JD Malat në Londër.

Skulptura është punuar nga artisti lituanes Edgar Askelovic, i cili jeton dhe vepron në Birmingham të Anglisë dhe njihet me nofkën artistike “Aspencrow”.

Duke folur për punën e tij, artisti Askelovic tha se është një nder për të, që Conor McGregor e ka pranuar këtë dhuratë, e cila ka kushtuar 50.000 funte dhe peshon mbi 100 kg.

“Ai është një fenomen i kohës tonë. Jo vetëm një sportist i zgjuar, por edhe një vizionar”, tha Askelovic.

“Për ta krijuar këtë vepër arti, jam kthyer në antikitet, kur atletët përjetësoheshin dhe bëheshin të pavdekshëm përmes skulpturave, sikur zotat”.

“Jam munduar të kombinojë disa detaje nga statuja e Michelangelos, me një qasje moderne të grafiteve, në mënyrë që ta paraqes sa më mirë ndjeshmërinë e luftëtarëve të kohës së sotme. Njerëzit e gjeneratës tonë janë rritur me grafitë dhe huliganizëm, kështu që një pjesë të tatuazheve të tij të shpinës, i kam shfaqur përmes grafiteve”, deklaroi skulptori Edgar Askelovic i njohur si “Aspencrow”.

Përmes fotografive më poshtë, mund ta shikoni procesin e punës të artistit Edgar Askelovic, duke e punuar skulpturën mbresëlënëse të Conor McGregor, tek e cila dallohen disa detaje spektakolare, si mjekra, vetullat apo edhe qerpikët që janë punuar me shumë përpikëri. /Insporti.com

-->