“Conor McGregor do të ndeshet përsëri ndaj Khabibit”

Sporte luftarake 24 Nëntor 2020 11:17

Luftëtari irlandez, Conor McGregor ka dal nga penzionimi për të luftuar ndaj Dustin Porier, transmeton Insporti.

McGregor do të luftojë ndaj amerikanit, Dustin Porier në fillim të muajit janar, por Khabib Nurmagomedov ka deklaruar tërheqjen e tij nga UFC pas fitores së fundit ndaj Justin Gaethje.

Por, gazetari i njohur i MMA, Gareth A Davies, beson se meçi i McGregor ndaj Porierit do të shërbejë si katalizator për rikthimin e Khaibibit në oktagon.

“Lufta e madhe do të jetë ndaj Khabibit. A mund të rikthehet ai në oktagon? Jam i sigurt që Dana White, presidenti i UFC-së, është duke i dërguar çdo ditë mesazhe duke e lutur për rikthimin e tij. Nëse McGregor fiton ndaj Porierit, atëherë do të përgatitet lufta e madhe për ndeshjen e 30-të të Khaibibt në arte marciale” – u shpreh ai.

Khabib Nurmagomedov ka një rekord prej 29 fitoresh në MMA./Insporti.com/



-->