Conor McGregor – Khabib Nurgamedove, ja si e krahason ylli irlandez këtë meç

Sporte luftarake 23 Janar 2020 19:55

Conor McGregor është i gatshëm për një rimeç me Khabib Nurmagomedov pas rikthimit të tij në UFC me fitore ndaj Donald Cerrones në javën e kaluar.

Madje, ai e ka krahasuar duelin mes tij dhe Khabibit me atë të filmit “Rocky” mes karaktereve Rocky Balboa dhe Ivan Drago.

McGregor e nokautoi Cerronen pas vetëm 40 sekondash dhe më pas njoftoi se dëshiron të luftojë ndaj Khabibit.

Dyshja ishin përballur më herët në vitin 2018, meç të cilin e kishte fituar rusi.

“Unë e dua Rusinë dhe rusët. Unë isha në Moskë së fundmi, rusët janë një komb i madh. Ata i duan shumë Artet e Përziera Marciale, ata më duan shumë mua. Meçi mes Khabibit dhe meje do të ishte sikur nga filmat e ‘Rockyt”, ka thënë McGregor.

-->