Conor McGregor – Khabib Nurmagomedov, përplasje e ashpër virtuale

Sporte luftarake 19 Tetor 2019 23:40

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov u përfshin në një sherr virtual duke këmbyer replika mes njëri tjetrit.

“Lufta” filloi kur McGregor u përplas me presidentin e UFC, Dana White për komentet e tij të fundit në lidhje me dy luftëtarët.

White tha për The Boston Globese tashmë Khabib është kampioni, jo Conor. Irlandezi i replikoi ashpër, ndërsa Khabib Nurmagomedov nuk e la pa i komentuar.

“Ishte një fitore e pastër”, u përgjigj Nurmagomedov në rusisht.

McGregor pastaj ia ktheu në rusisht duke i thënë: “Shihemi në Moskë, bu***ër”.

“Lufta” u bë edhe më e shëmtuar kur Nurmagomedov e quajti Conorin një përdhunues.

“Në Moskë përdhunuesit nuk priten”, tha ai.

Rivaliteti i çiftit arriti në një tjetër nivel falë zënkës që shpërtheu pas luftës së tyre në UFC 229 në tetor 2018.

McGregor nuk ka luftuar pasi u mposht nga Khabib në raundin e katërt të meçit të tyre, dhe viti i kaluar ishte mjaft problematik për 31-vjeçarin.

-->