Conte – Chelsea, këto janë të rejat e fundit

Futboll 13 Janar 2020 18:57

Trajneri italian, Antonio Conte i cili tashmë udhëheq skuadrën e Inter, ka fituar një betejë ligjore me ish skuadrën e tij, Chelsea.

Conte ishte shkarkuar në formë të padrejtë, duke bërë që të hedh në gjyq skuadrën londineze.

Sot është marrë vendimi në favor të trajnerit italian, nga Andrew Glennie.

Chelsea zëvendësonte Conten me Maurizio Sarri, dhe tashmë ata duhet t’i paguajnë trajnerit të Inter një dëmshpërblim.

Conte drejtoi ‘Blutë’ nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku në vitin e parë fitonte Premierligën.

-->