Conte flet për rikthimin e tij në Premierligë: Mezi pres të nisi punën…

Futboll 02 Nëntor 2021 17:09

Tekniku italian i Tottenhamit, Antonio Conte ka folur për rikthimin e tij në Premierligë, shkruan Insporti.

Conte ndihet shumë i lumtur me rikthimin e tij në Premierligën angleze dhe thekson se Tottenham ka stadiumin më të mirë në botë.

‘Jam shumë i lumtur që u riktheva si trajner dhe për të bërë në një klub që ka ambicie të jetë protagonist sërish. Tottenham ka një ndër stadiumet më të mira në botë’.

‘Mezi pres të nisi punën me skuadrën dhe tifozët me pasion. Verën e kaluar marrëveshja nuk ndodhi sepse ishte i shpejtë fundi me Interin dhe emocionet ishin të përfshira gjithashtu, kështu që mendova se nuk ishte koha për t’u rikthyer punës së trajnerit’.

Tekniku italian nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin londinez, që do ta mbajë te Spurs deri në vitin 2023.

/Insporti

-->