Conte kërkon përkrahje nga Abramovich

Futboll 05 Shkurt 2018 09:06

Trajneri Antonio Conte, kërkon përkrahje publike nga bordi i Chelsea-t, për të ndaluar spekulimet në media për largimin e tij.

Italiani përmendi situatat tjera të spekulimeve të tilla, e që bordi nuk kishte shfaqur përkrahje publike për trajnerët. Megjithatë pak para largimit të Mourinho-s nga Chelsea në vitin 2015, klubi ishte shprehur edhe publikisht duke e përkrahur portugezin.
Ky është edhe një gjemb tjetër një raportin në mes Conte-s dhe bordit të klubit dhe është vështirë të parashikohet marrëdhënia në mes tyre edhe pas përfundimit të këtij sezoni. /Insporti.com

-->