Conte: Kishim shanse të fitonim, lojtarët kanë dhënë gjithçka

Futboll 11 Dhjetor 2019 08:15

Trajneri italian i Interit, Antonio Conte është shprehur i mërzitur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve, shkruan Insporti.com.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, tekniku italian nuk mund ta fshinte mërzitjen e tij, megjithëse në këtë moment kritikat ndaj lojtarëve do të ishin të tepërta dhe shpatullat e tyre nuk mund ta mbanin këtë peshë.

“Unë kam pak për të qortuar lojtarët, ne kemi humbur vetëm golin. Kishim shanse të fitonim, por na mungoi precizoni për ta bërë atë. Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Më vjen keq veçanërisht për lojtarët, sepse ata po japin gjithçka në një moment të vështirë. Më vjen keq edhe për atmosferën në San Siro. Ne duhet të falënderojmë të gjithë ata që na dërguan këtu. Ndihem, shumë keq, kjo mund të kanë mbaruar ndryshe, lojtarët janë të zhgënjyer gjithashtu. Duhet të përveshim mëngët dhe të ecim para”, ka thënë Conte.

Interi pësoi humbje nga Barcelona me rezultat 1:2 dhe fitorja e BVB-së ndaj Slaiva Pragës, bëri që ish kampionët italian të përfundojnë në pozitën e tretë. Interi do të vazhdojë në futbollin evropian në kuadër të Ligës së Evropës. /Insporti.com/

-->