Conte merr drejtimin e këtij gjiganti evropian!?

Futboll 17 Shtator 2021 15:51

Trajneri italian, Antonio Conte është ende i papunë që prej largimit nga Interi.

Conte arriti ta fitoj Scudetton me Neroazurët, mirëpo u detyura të largohet për shkak të krizës financiare.

Megjithatë, Conte duket se nuk do të qëndroj shumë jasht fushave, pasi që sipas raportimeve të fundit, italiani mund ta merr drejtimin e gjigantit evropian.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Antonio Conte ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës.

Joan Laporta nuk është i kënaqur me Ronald Koeman dhe po planifikon shkarkimin e holandezit.

Blaugranët e shohin Conten si trajnerin ideal ndërsa italiani nuk ia ka mbyllur derën Barcelonës dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

-->