Conte merr këtë vendim për futbollistët e Tottenham që nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre

Futboll 09 Nëntor 2021 16:50

Antonio Conte sapo ka marrë drejtimin e klubit të Tottenham Hotspur dhe ai tashmë ka filluar ta ketë një ndikim të fortë tek klubi, shkruan Insporti.

Sipas raportimeve të Football London, italiani është aq i vendosur për të kthyer fatin e Spurs, saqë ai ka shtuar orar shtesë të stërvitjeve për futbollistët që nuk do të udhëtojnë me Kombëtaret e tyre.

Ndërsa lojtarë si Harry Kane dhe Cristian Romero shkojnë në ekipet e tyre kombëtare përkatëse, ekipi i trajnerëve të fitnesit prej gjashtë personash te Tottenahm do të bëj intensivisht përgatitje me lojtarët e mbetur.

Ndeshja e parë e ish-trajnerit të Chelseat dhe Inter Milan në krye të londinezëve të veriut ishte një barazim zhgënjyes, por premtues 0-0.

/Insporti.com

-->