Conte “shijon” humbjen e parë si trajner i Tottenham, pësojnë humbje nga Mura

UEFA Conference League 25 Nëntor 2021 21:15

Mura ka bërë historinë, duke marrë tre pikët e para në grupet e Conference League, pasi mundi me rezultatin 2-1 skuadrën e Tottenham që humbi edhe vendin e dytë pas barazimit që mori Vitesse.

Harry Kane vendosi baraspeshën përkohësisht, por londinezët e pësuan nga sllovenët në shtesë pas golit të Marosa.

Feyenoord i ka prishur festën sulmuesit Peter Olayinka, pasi barazoi në fund. Takimi u mbyll 2-2 dhe Slavia Prague nuk e siguroi dot sonte vendin e dytë. Nigeriani shënoi golin e parë për çekët.

-->