Conte starton me fitore, Tottenham mposht Vitessen

UEFA Conference League 04 Nëntor 2021 22:58

Tottenham ishte nikoqir i Vitesse, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Konferecës.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku fillimisht rrezikoi Heung min Son për Tottenhamin, ndërsa Maximilian Ëittek kishte rast për Vitessen.

Në minutën e 15-të erdhi edhe goli i parë në ndeshje, kur Min Son shënoi për 1-0.

Pas shtatë minutash ishte radha e Lucas Moura që shënoi për 2-0.

Tottenhami i Conte e gjeti edhe golin e tretë në minutën e 28-të, kur Jacob Rasmussen shënoi në portën e tij.

Por pjesa e parë kishte ende gola, pasi holandezët u kthyen në lojë.

Jacob Rasmussen kësaj radhe shënoi në portën e duhur për 3-1.

Në minutën e 39-të u hap plotësisht ndeshja, kur Yann Gboho asistoi te Matus Bero që shënoi për 3-2.

Pjesa e dytë nuk ishte si e para, ndërsa Tottenham luajti me 10 lojtarë nga minuta e 59-të, kur Cristian Romero u ndëshkua me karton të kuq.

Por edhe Vitesse në minutat e fundit mbeti me nëntë lojtarë, kur Danilho dhe Markus Schuber dolën jashtë me karton të kuq.

Kjo fitore e kthen Tottenhamin në vendin e dytë në grup me 7 pikë.

-->