Conte zbarkon në Londër, pritet zyrtarizimi nga Tottenham

Futboll 01 Nëntor 2021 16:14

Tottenham gjatë ditës së sotme konfirmoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin Nuno Espirito Santo dhe pas shkarkimit të tij favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës është Conte, shkruan Insporti.

Mediat italiane kanë raportuar se çdo gjë ka përfunduar dhe se Conte së shpejti do të bëhet menaxher i ri i skuadrës londineze.

Nga përditësimi më i ri i gazetarit të famshëm italian, Gianluca Di Marzio, Antonio Conte tashmë ka arritur në Londër dhe se do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare.

“Pak minuta më parë, Antonio Conte zbarkoi në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenhamin, i cili këtë mëngjes shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe stafin e tij, përpara se të përshpejtonte mbylljen për ish-trajnerin e Leçes.

“Së shpejti do të ketë një takim mes Conte dhe kompanisë së tij të re, rreth orës 15.30. Detajet e fundit do të përcaktohen në të njëjtën ditë: Tottenham planifikon të mbyllë gjithçka deri në mbrëmje, nesër në mëngjes maksimumi, për të shpallur trajnerin e ri”, thuhet në faqen zyrtare të italianit.

-->