Copa America nis sonte, kjo është ndeshja e parë që zhvillohet

UEFA Conference League 13 Qershor 2021 14:33

Sonte starton edhe kampionati tjetër i futbollit, Copa America, që deri më 1975 ishte njohur si Kampionati i Futbollit në Amerikën e Jugut, aty ku do të luftojnë 10 Kombëtare për një trofe, shkruan Insporti.

Në Copa America 2021 marrin pjesë dhjetë kombëtare, të cilat janë të ndara në dy grupe. Katër kombëtaret e para nga të dy grupet kalojnë tutje.

Ndeshja e parë zhvillohet sonte mes Brazilit dhe Venezuelas. Kjo ndeshje nis nga ora 23:00.

Në Grupin A janë: Argjentina, Paraguai, Bolivia, Uruguai dhe Kili.

Grupi B: Ekuadori, Peru, Venezuela, Kolombia dhe Brazili.

Teksa, finalja e madhe e Copa America do të zhvillohet më 11 korrik.

-->