Copa del Rey i takon Valencias që mposht Barcelonën (VIDEO)

Futboll 25 Maj 2019 22:59

Valencia e ka fituar Copa del Rey duke e mposhtu në finale Barcelonën me rezultatin 2:1.

Valencia ishte në epërsi prej 2:0 në këtë përballje dhe krejt çka arriti Barcelona ishte goli i ngushtimit të shifrave.

Kevin Gameiro i kaloi të tijët në avantazh në minutën e 21-të.

Rezultati u ndryshua nga Rodrigo në minutën e 34-të për 2:0.

Krejt çka arriti të bëjë Barça ishte goli i Leo Messit në minutën e 74-të, për 2:1 dhe rezultatin final.

Valencia fiton kupën derisa Barcelona duhet të kënaqet vetëm me titullim kampion, duke u eliminuar nga kupa e mbretit dhe Championsit./Insporti