Cormier është më i forti – shikoni pamjet kur nokauton Miocicin

Sporte luftarake 08 Korrik 2018 14:37

Daniel Cormier ëhstë kampion i ri i botës në kategorinë e rëndë në UFC. Në duelin e shumë pritur midis dy ish mundësve dhe dy prej veteranëve të arteve të përziera parciale, Cormier ishte më i mirë sesa Stipe Miocic.

Madje, shumë nga ata që qëndruan pa gjumë për të parë duelin ,që filloi në ora 04:00 sipas kohës sonë u ndanë të zhgënjyer meqë Cormier e kreu punë në rundin parë pas një serie të fuqishme të goditjeve.
Dueli në fakt filloi me këmbim të goditjeve dhe të dy luftëtarët e nisën shumë ashpër që nga minuta e parë.

Mirëpo, në rastin e parë të volitshëm që iu dha, Cormier, i cili dëshmoi se ka goditje më të fuqishme hyden uk ka humbur shumë reflekset edhe pse ka shtuar 20 kg për këtë luftë, e kreu punën dhe e nokautoi pamëshirshëm Miocicin.

-->