Coronavirus e komplikon transferin e Muriqit në Tottenham

Kombëtarja 25 Mars 2020 11:10

Bisedimet e Tottenhamit me Fenerbahçen për transferimin potencial të Vedat Muriqit kanë ngecur për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Muriqi, sulmuesi i Kosovës, ka qenë në formë të mirë për klubin turk që prej ardhjes së tij në verën e kaluar.

Dhe Tottenhami i Jose Mourinhos e sheh futbollistin prizrenas si mbështetje për sulmuesin anglez, Harry Kane.

Spurs kanë dështuar ta gjejnë zëvendësuesin ideal të Kane, ku në këtë drejtim kanë dështuar Fernando Llorente dhe Vincent Janssen.

Mediumi turk ‘Sozcu’ raporton se Tottenhami ka ndalur bisedimet me Fenerbahçen për shkak të pandemisë COVID-19.

Bisedimet ishin paraparë të ri-fillojnë pas ndeshjes Maqedoni e Veriut – Kosovë, që pritej të luhej në mars.

Por, kjo ndeshje tani zyrtarisht do të zhvillohet në qershor.

-->