Corriere dello Sport: I refuzuar nga Inzaghi, i refuzuar nga Sarri, Muriqi po largohet nga Lazio

Futboll 03 Janar 2022 16:35

Sipas gazetës së përditshme italiane Corriere dello Sport, sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi do të largohet përfundimisht nga Lazio, transmeton Insporti.

“Vedat Muriqi po largohet nga Lazio, është e qartë tani. I refuzuar nga Simone Inzaghi, i refuzuar nga Maurizio Sarri”, shkroi të hënën gazeta italiane Corriere dello Sport.

Muriqi i kushtoi Lazios 19 milionë euro kur u ble nga Fenerbahce në shtator 2020 dhe Lazio synon t’i fitojë këto para me shitjen e tij në janar.

Megjithatë, vlera e 27-vjeçarit në treg ka rënë në vetëm gjashtë milionë tani.

Për kosovarin interesim të madh ka shprehur Hull City në Championshp – kategorinë e dytë të futbollit në Angli.

-->