“Corriere dello Sport”: Shpërblehet Elseid Hysaj

Futboll 27 Korrik 2018 12:41

Elseid Hysaj do të nënshkruajë kontratën e re për të qëndruar te Napoli, ky është lajmi që jep “Corriere dello Sport “.

Është raportuar se mbrojtësi i Shqipërisë do t’i thotë lamtumirë klubit italian këtë verë, Manchester United dhe Chelsea raportohet se janë të interesuara për shqiptarin.

Por, “Corriere dello Sport” raporton se 24 vjecari është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Napolin për rinovimin e kontratës.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015, i cili ka bërë 137 paraqitje. /Insporti.com/

-->