Corriero dello Sport: Granit Xhaka transferohet te gjiganti italian

Futboll 19 Maj 2019 12:57

E ardhmja e Granit Xhakës duket se është larg klubit londinez, Arsenal.

Xhaka dhe Arsenali janë duke u përgatitur për finalen e madhe të Europa League që do të zhvillohet me 25 maj. Kundërshtari i tyre do të jetë rivali nga Londra, Chelsea.

Por, sipas gazetës italiane “Corriero dello Sport” ajo mund të jetë ndeshja e fundit e tij me topxhinjtë, transmeton Insporti.com.

 

Sipas këtij artikulli Interi është tejet i interesuar në shërbimet e tij.

Drejtuesit e klubit italian po ashtu janë të interesuar në legjendën italiane, Daniele De Rossi, i cili para pak ditësh ka konfirmuar largimin e tij nga AS Roma. /Insporti.com/