Costa tregon telefonatën e Guardiolës

Futboll 01 Shkurt 2020 09:17

Ylli i Juventusit, Douglas Costa ka zbuluar disa detaje interesante nga koha kur luante me Bayern Munich nën urdhrat e Pep Guardiolës, shkruan Insporti.com.

Costa me fanellën e Bayernit fitoi të gjithë trofet e futbollit gjerman së bashku me trajnerin spanjoll Guardiola.

Costa ka zbuluar edhe pyetjen “magjike” që trajneri i kishte shtruar atij. “Guardiola ishte personi që bëri diferencë të madhe në rritjen time. Ai më lejoi të luaja në rolin e duhur”.

Braziliani i talentuar po ashtu ka rrëfyer telefonatën e Pepit, që ia kishte bërë për ta bindur atë që transferohej në Bayern Munich.

“Ne kemi një plan për karrierën tënde, a do të vish të na bashkohesh? A je gati të mësosh se si luhet futbolli.” Unë iu përgjigja” “Po, jam gati” përfundoi Costa. /Insporti.com/

-->