Courtois – Real Madrid, lajm që nuk e ka pritur askush

Futboll 03 Prill 2019 09:21

Thibaut Courtois nuk është në listën e të dëshiruarve të Zinedine Zidane.

Trajneri francez ka lënë të kuptohet se do ta shesë portierin të cilin Los Blancos e blen për 40 milionë funta, shkruan Mirror.

26-vjeçari ka qenë i kritikuar për formën e tij që prej kur u bashkua me ‘Los Blancos’ nga Chelsea në verën e kaluar.

Zidane që prej rikthimit e ktheu në portë Keylor Navasin dhe të birin e tij, Luca, e inkuadroi në fitoren 3:2 kundër Huesca.

Ditë më parë, Zidane kishte deklaruar se belgun do ta inkuadrojë në Ligën e Kampionëve.